Iniciativa: Ushqim për qentë dhe macet në këto ditë të acarta

Bora e madhe që ka mbuluar gjithçka, por edhe ftohti, përveç vështirësive që ka sjell në qarkullim dhe furnizim të qytetarëve, po sjell vështirësi edhe në gjetjen e ushqimit të kafshëve për të mbijetuar.

Bora që tash e sa ditë ka mbuluar gjithçka, ka bërë që kafshët e lira, e sidomos qentë dhe macet të hasin probleme në gjetjen e ushqimit. Një mjek veteriner në qytetin e Vushtrrisë ka ndërmarrë iniciativë të veçantë që të nis ushqyerja e qenve dhe maceve në këto ditë të ftohta dimri, derisa të përmirësohet moti, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Dje veterineri Zenel Zhabari ka nisur ushqyerjen e qeneve në disa pjesë të qytetit, por edhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen iniciativës.

“I’u bëjë thirrje qytetareve të Vushtrrisë që të lajmërohen vullnetarë me i ushqyer këto krijesa të pafajshme në këto ditë te acarta ….për nesër…. Sot punëtorët e mi i ushqyen…
Iu bëjë thirrje dhe i’u lutem njerëzve shpirtmirë, që duan kafshët që tepricën nga sofrat e tyre, ta lënë skaj rrugëve ose nëpër vendqëndrimet ose vendkalimet e kafshëve. Një sasi e ushqimit por edhe vetura janë ne dispozicion. Faleminderit “Straycoco” për ushqimin”, thuhet në thirrjen që mjeku veteriner u ka bërë qytetarëve.

Një shembull i mirë i kësaj iniciative është edhe në fshatin Dumnicë, ku shihet ushqimi që banorët atje e kanë vënë skaj rrugëve për kafshët. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE