Inspektorati e mbyll qendrën LUX MALL në Mitrovicë

Qendra Tregtare LUX MALL sot nuk ka respektuar vendimin e Komunës për t’u mbyllur në orën 11:00 pasi që është ditë diel, por punuar edhe pas kësaj ore.

Mirëpo, diku në orën 12:00 në dyqanet e tyre është dukur Inspektorati i Komunës, të cilët kanë bërë që të respektohet vendimi.

Sidoqoftë, vendimi i Komunës për ndryshim orari gjatë sezonit dimëror, parasheh që dyqanet të punojnë vetëm deri në orën 11:00 gjatë të dielave.

Ky intervenim i inspektoratit komunal ka ardhur pas raportimit medial, se kjo qendër tregtare nuk po e zbaton vendimin e komunës./JepiZë

SHPËRNDAJE