“Institucionet politike vendore e ndërkombëtare të reagojnë për boshnjakët dhe romët në Kosovë”

48 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar për shkeljen e të drejtave politike të komunitetit boshnjak dhe atij rom në Kosovë.

Në letrën e 48 organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, ngritet shqetësimi për mosreagimin e faktorit ndërkombëtar dhe institucioneve vendore për siç thuhet rastin e uzurpimit të vendeve të rezervuara të komunitetit boshnjak dhe rom në Kuvendin e Kosovës.

“Reagimi i organizatave boshnjake të shoqërisë civile në Kosovë thekson se “Sipas rezultateve preliminare, partitë politike boshnjake morën 7,000 vota më shumë në këto zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Një listë që luftoi për një vend të garantuar për boshnjakët mori numrin më të madh të votave në zonat ku nuk ka fare boshnjakë sipas regjistrimit, ose ka shumë pak në krahasim me votat e marra.”, thuhet në këtë letër.

Letra e plotë:

Ne, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, shprehim shqetësimin tonë për mungesën e reagimit, si nga faktorët vendorë, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë, për shkeljen flagrante të të drejtave politike të komunitetit boshnjak dhe të komunitetit rom në Kosovë, duke ua mohuar të drejtën e përfaqësimit të garantuar dhe të rezervuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Reagimi i organizatave boshnjake të shoqërisë civile në Kosovë thekson se “Sipas rezultateve preliminare, partitë politike boshnjake morën 7,000 vota më shumë në këto zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Një listë që luftoi për një vend të garantuar për boshnjakët mori numrin më të madh të votave në zonat ku nuk ka fare boshnjakë sipas regjistrimit, ose ka shumë pak në krahasim me votat e marra.”

Në ato zona ku janë marrë votat për partinë boshnjake, të cilat nuk u janë dhënë më parë partive boshnjake apo rome në asnjë palë zgjedhje të kaluara, ku po ashtu nuk ka evidencë se banojnë romë apo boshnjakë, del se votat janë të orkestruara. Për më shumë, kjo situatë na shtyen të besojmë se votat e orkestruara nuk janë fare të qytetarëve serbë të Kosovës, por vota të vjedhura, çka përbën edhe shkelje të të drejtave të serbëve të Kosovës, në emër të të cilëve bëhen politika që nuk janë as në interesin e tyre.

Duke ditur lidhjen e hapur me institucionet e Sërbisë të subjektit që dyshohet se e ka bërë këtë orkestrim, mund të thuhet pa asnjë hezitim se kjo është ndërhyrje e një shteti tjetër në zgjedhjet e Kosovës. Në rrethana të ngjashme, kur shtete të tjera kanë ndërhyrë në zgjedhjet e vendeve anëtare të BE-së apo dhe të ShBA-së, ka pasur hetime shumë shtresore institucionale dhe dënim publik të ndërhyrjeve. Në Kosovë ka vetëm heshtje. Kjo edhe për shkak të ndjeshmërisë së situatës, meqë bëhet fjalë për të drejtat e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, me ç’rast institucionet hetuese nuk kanë guximin ta bëjnë punën e tyre, për shkak të heshtjes së institucioneve politike vendore e ndërkombëtare, e cila është e pakuptueshme dhe e çuditshme.

Ne, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, besojmë se të gjitha komunitetet në Kosovë duhet të gëzojnë të drejta të barabarta. Ne besojmë se edhe komuniteti boshnjak dhe ai rom janë me rëndësi, siç janë me rëndësi të gjitha komunitetet e tjera, pavarësisht faktit që janë në numër shumë më të vogël.

Ne, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, u bëjmë thirrje institucioneve politike në Kosovë, si dhe ambasadave të huaja prezente në Kosovë, në veçanti atyre të Kuintit, që të mbrojnë të drejtat e pakicave pavarësisht madhësisë së tyre numerike dhe që urgjentisht të kërkojnë hetim meritor të rastit.

Kosova është e të gjithë neve, dhe vetëm të barabartë mund të jetojmë të lumtur në të.

ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim

Rrjeti i Grave të Kosovës

Ecokos Women

SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime

Germin

OJQ Gjeomjedisi

Toka

Initiative for Kosova Community

CET Prizren

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan

OJQ Zana Klinë

CEL Kosova

BIRN Kosova

Interneës Kosova

KOSID

CHëB Kosova

Fondacioni Kosovar i Arkitekturës

DoCoMoMo Kosova

Programi për të drejtat civile në Kosovë – CRP/K

Ec Ma Ndryshe

Çohu

Instituti Kosovar për Drejtësi

Etea

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS

Futja Ngjyrë

EcoZ

Kipred Institute

KSDC

FIQ

Shi – ERA

OJQ KCIC/QKBN

Lëvizja FOL

Syri I vizionit

YMCA Movement

Rrjeti Qeliza – Gjakovë

NOPM

GLPS

CIPOF – Childproof

Avoko Dragash

Sakuntala

OJQ Fortesa

Dardanapress

OJQ Gruaja Hyjnore

KCSF

QKSGJ

Instituti për Liri dhe Drejtësi

Admovere

Integra