Interesim i madh i të rinjve për tu bërë polic (Foto)

Interesimi i të rinjve për të konkurruar që të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës është jashtëzakonisht i madh.

Që nga dita e hapjes së konkursit deri tani mijëra persona kanë aplikuar me shpresën që nesër do ta veshin uniformen e policisë.

Hakmarrja e prishtinases: Alba e akuzon të dashurin e se tradhtoj me Tringën, shoqen më të ngushtë

Ndonëse konkursi është i hapur deri me 10 maj, reni i të rinjve për t’i dorëzuar dokumentet siç shihet edhe në foto është i madh, transmeton Indeksonline.

Këto pamje vijnë nga Stacioni i Policisë Qendra në Prishtinë.

Rikujtojmë se në secilin regjion të Kosovës janë hapur dyert për pranimin e aplikacioneve nga të cilat do të rekrutohen rreth 300 zyrtarë policor./Indeksonline/

SHPËRNDAJE