Interesim i madh për të studiuar në Edukim në Universitetin e Mitrovicës ‘Isa Boletini’

Fakulteti i Edukimit për nga numri i të interesuarve për studim prinë dhe në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Ahmet Jashari nga zyra për informimin e këtij universiteti ka thënë se në këtë universitet gjithsej kanë aplikuar 931 kandidatë për t’u regjistruar në katër fakultete: Fakulteti i Gjeoshkencave, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Edukimit.

“Interesim më së shumti ka për regjistrim në Fakultetin e Edukimit, ku kanë aplikuar 496 kandidatë dhe në Fakultetin Juridik, ku deri me tani kanë aplikuar 262 kandidatë”, ka thënë Jashari.

Ndërkaq, Universitet i i Mitrovicës “Isa Boletini” , në vitin e parë të studimeve , në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2017/2018, do të regjistroj 871 studentë të rregullt.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE