Intervistë emocionuese e Bajram Rexhepit, ku foli për herë të parë për shëndetin e tij (VIDEO)

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ish-kryeministri i parë i Kosovës, Bajram Rexhepi, në vitin 2015 kishte folur për herë të parë për problemet me shëndetin.

Në një intervistë në emision “ E diela me Vesën”, Rexhepi kishte treguar për herë të parë se vuan nga një tumor, nga i cili edhe vdiq sot në orët e mëngjësit, shkruan Magazina.al

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Në këtë intervistë, Rexhepi kishte treguar për trajtimin e kësaj sëmundje, duke shpresuar se ishte shëruar.

“Sa isha kryetar i Mitrovicës, në vitin 2008, kam pasur limfomë, tumor i gjëndrave limfatike, tumor agresiv. Në fillim kam dashur të mendoj se kam vetëm një problem me dhëmb, por më vonë u konstatua se ishte problem tjetër. Jam operuar në Prishtinë, edhe pse kam pasur mundësi të shkoj jashtë vendit, kam besuar gjithmonë në mjekët tanë. Kam qenë në Hamburg për testime. Tri cikle i kam përfunduar në Kosovë, tri atje. Më kanë kërkuar të shkoj çdo gjashtë muaj, por nuk po i mbahem. Tash jam mirë dhe kam harruar që jam operuar. Vullneti dhe vendosmëria më kanë shëruar”, pati deklaruar Rexhepi.

AI më tej tregon se si nuk i kishte treguar familjarëve të tij, gruas dhe vajzës, për sëmundjen që kishte deri në momentet e fundit.

“I kam premtuar vajzës që deri sa ta rehatoj, nuk do të vdes por do të jem pranë teje”, kishte thene Rexhepi në këtë intervistë të vitit 2015.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE