Isa Mustafa: Ende nuk kemi marrëveshje me VV-në. Ne në 5 n’12 …

Isa Mustafa: Ende nuk kemi marrëveshje me VV-në. Ne në 5 n’12 nuk do të bëjmë ndonjë befasi 

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur sot para gazetarëve. Ai duke e komentuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje parazgjedhore me Vetëvendosjen, ka thënë se ende nuk janë marrë vesh.

Sipas tij, nëse nuk ka marrrëveshje me Vetëvendosjen, atëherë do të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

“Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë shohim pas 6 tetorit se më kënd të hyjmë në koalicion”, tha ai, raporton gazeta Blic.

Ai e ka përjashtuar mundësinë për ndonjë koalicion tjetër të mundshëm, pos me Vetëvendosjen.

I pyetur nga gazetarët se a mund të ketë befasi pak para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave për koalicionet, ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“Ne nuk do të befasojmë. Në momentin që merremi vesh me Vetëvendosjen, e bëjmë publike marrëveshjen”, tha ai.

I pari i LDK-së, ndër të tjera ka theksuar se sot prapë mund të ketë takime me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.