Isa Mustafa i goditi fort të pakënaqurit në LDK, por mësojeni se si kishte reaguar Xhafer Tahiri e Melihate Tërmkolli në Këshillin e Përgjithshëm, kur u lanë jashtë Kryesisë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa reagoi shumë ashpër ndaj atyre që po shfaqen të pakënaqur me mbetjen jashtë Kryesisë.

Madje, ai i goditi, duke thënë se po jepen edhe para nga subjektet tjera politike, vetëm e vetëm që të përçahet LDK.

Mirëpo, javën e kaluar kur u mbajtë Këshilli i Përgjithshëm, jo të gjithë ishin ndarë të kënaqur me propozimin e tij për anëtar kryesie.

Më të pakënaqurit ishin Melihate Tërmkolli dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Pas propozimit nga Isa Mustafa, Xhafer Tahiri e kishte marrë fjalën duke kërkuar që të bëhet debat, por që Isa Mustafa nuk kishte lejuar një gjë të tillë.

Mos perfshirja në listën e Kryesisë, duket se e kishte tensionuar teje mase Xhafer Tahirin.

Derisa vetë Tahiri publikisht ende nuk e ka thënë asnjë fjalë, vëllai i tij ka reaguar shumë ashpër.

Ahmet Tahiri i ka quajtur prostituta politike, zyrtarët e LDK-së.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, përkundër që u rritë Kryesia e partisë, shumë e pakënaqur ishte shprehur edhe Melihate Tërmkolli.

Ajo ka drejtuar akuza të rënda ndaj Isa Mustafës.

“Aty është një njeri totalitar, më totalitar se Millosheviqi”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo ka treguar se brenda Këshillit nuk është lejuar asnjë diskutim edhe pse ka pasur reagime dhe kërkesa për të marrë fjalën.

“Asnjë diskutim nuk është lejuar, absolutisht asnjë diskutim nuk është lejuar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, njëjtë si në Kuvend, edhe këtu, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e LDK-së”.

Tërmkolli ka thënë se edhe lista me 33 anëtarë ka ardhur e gatshme dhe as nuk është lejuar të diskutohet.

“Është e gatshme lista, vetëm e ka lexuar listën (me emra të anëtarëve, v.j.), edhe përkundër kërkesave të shumta që ka pasur, askujt nuk ia ka dhënë fjalën, madje i ka kërcënuar njerëzit”, ka sqaruar ajo për Gazetën Blic.

“Brenga ime është për LDK-në, të them të drejtën, se nga po e çon ky njeri LDK-në, sepse LDK-në e kemi bërë ne, e jo ky, ky është uzurpator veç”.

Ajo ka kritikuar strukturat e partisë për mungesë demokracie, teksa ka krahasuar këto procese brenda partisë me ato që ndodhnin në komunizëm.

“Krejt njësoj si Kuvendi, me metoda akoma më të këqija se në monizëm e komunizëm… Jemi në shekullin 21 dhe po hyjmë në dekadën e tretë të shekullit 21 dhe kjo po na ndodhë në LDK, në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Tërmkolli ka treguar se ka pasur edhe persona tjerë brenda partisë që kanë kritikuar.“

“Problemi është që pati plot njerëz që protestuan dhe kërkuan ta marrin fjalën, të debatojnë, por ai personalisht i ka dhënë 33 emra dhe e ka mbyllë ashtu duke kërcënuar njerëzit që s’guxoni me marrë fjalën, kjo po na ndodhë në LDK-në tonë”, ka thënë ajo për Gazetën Blic.

Tërmkolli ka treguar se janë disa persona brenda partisë të lidhur me biznesit të cilët e përkrahin kryetarin aktual.

“Ai nuk është i vetëm, është pjesa biznesore që e ka uzurpuar LDK-në, janë 3-4 vetë, që kanë bërë pazare, janë pjesë e pazareve dhe po ia mundësojnë kështu.Janë edhe 4-5 vetë që janë pjesë e biznesit të partisë dhe një matematikë e tyre për interesa të veta, përfshirë edhe disa njerëz që po shiten si shumë demokratë, përfshirë edhe disa gra aty që po dalin shumë të votuara, e aty janë pjesë e biznesit. Absolutisht janë pjesë e këtij biznesi politik”, u shpreh ajo.

Mirëpo, Isa Mustafa sot u është përgjigjur ashpër këtyre zyrtarëve të pakënaqur.

“Nuk përqahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre (ish) deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm. As në rastin se nga një degë është zgjedhur një e re, (Kryetare e Forumit të Gruas) e nuk është propozuar, kësaj radhe, Kryetari i Komunës. Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllimkëqia deri edhe te fjalori rrugaq i atyre që këtë e ciësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut. Të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja. Të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e pare” ka shkrur Mustafa në Facebook.

Ndryshe këta janë 33 anëtrët e Kryesisë së LDK-së të propozuar nga Isa Mustafa e të votuar nga Këshilli i Përgjithshëm: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Jashtë listës së Kryesisë pos Tahirit e Tërmkollit kanë mbetur edhe Arben Gashi, Armend Zemaj, Driton Semlanaj..

SHPËRNDAJE