Isa Mustafa ka dy fjalë të pabesueshme për ultimatumin e Behgjet Pacollit!

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për media ka komentuar deklaratën e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli i cili ka thënë se do t’i jap 10 ditë kohë për ta zgjedhur krizën politike në vend, LDK-së e VV-së.

Mustafa ka thënë se këtë deklaratë e Pacollit nuk e sheh si ultimatum po thjeshtë si një propozim që institucionet të formohen sa më parë.

Ai më tej shtoi se ka besim tek Pacolli se do t’i qëndroj besnik koalicionit LAA.

“Nuk shoh ultimatum, këtë e shoh vetëm si propozim që institucionet të bëhen. Ata(PAN) të provojnë se a do të mund të bëjnë qeverinë, nëse jo të tregojnë që kanë dështur. Behgjet Pacolli jam i bindur se do të jetë besnik ndaj marrëveshjes si dhe partnerët tjerë”, ka thënë Mustafa, përcjell GazetaBlic.com.

SHPËRNDAJE