Isa Mustafa tregon nëse ka ndonjë kandidaturë zyrtare për të parin e LDK-së

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se deri më tani nuk kanë asnjë kandidaturë zyrtare për t’iu futur garës për ta udhëhequr këtë parti, raporton Gazeta Blic.“Ne kandidime zyrtare nuk kemi. Ne kemi deklarime të ndryshme nëpër studio por jo kandidime zyrtare në LDK”, tha Mustafa.Ai tutje ka folur edhe për idenë e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për Luginën e Preshevës.

“Sa i përket z. Hazirit dhe Luginës ai e ka thënë çartë se cili është mendimi i tij për këtë. Dhe ne sa i përket asaj jemi në rregull”, tha Mustafa.Përveç kësaj, Mustafa ka folur edhe për rrëzimin e qeverisë Haradinaj ku tha se e dëshirojnë një gjë të tillë porse nuk i kanë numrat për këtë.“Kështu si jemi ne praktikisht i kemi krejt numrat e LDK-së. Edhe VV është deklaruar që i ka numrat. PSD që thotë që është në opozitë objektivisht është në pozitë sepse po bashkëpunon me pozitën dhe ka propozuar një ligj skandaloz të dialogut që ne e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi t’i sigurojmë votat” tha Mustafa./Gazeta Blic

Tutje, ai ka thënë se ka unitet brenda partisë dhe se ky unitet është i qëndrueshëm.“Kemi vlerësuar se kemi një disponim të shkëlqyeshëm brenda partisë. Kemi një unitet i cili është i qëndrueshëm brenda LDK-së dhe se zgjedhjet tona janë shumë të rëndësishme jo vetëm për ne por për gjithë Kosovën”, tha ai.

“Ne edhe gjatë zgjedhjeve do të mundohemi që të përqendrohemi në çështjet të cilat e prekin çdo qytetar të Kosovës”Tha se “në këtë fazë jemi të përqendruar në 9 degë dhe nëndegë. Do t’i japim mundësi çdo njërit të cilit ia merr mendja të ta marr atë orientimin e e frymës rugoviane ta marr drejtimin e LDK-së. Por tashmë nuk po merremi me këto çështje. me to do të merremi kur ta kemi Kuvendin.”.

SHPËRNDAJE