Ish-ambasadori i Kosovës i reagon Hoxhajt: BE s’ka islamofobi e as albanafobi, por korrupcionofobi

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci ka thënë se Albanofobia dhe Islamofobia nuk ‘ecin’ në Europë, pasi nëse do të ndodhte ashtu, atëherë sipas tij nuk do përkrahej pavarësia e Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Peci shprehet se Europa ka ‘korrupcionofobi dhe kriminalofobi’, për të cilat politika e Kosovës thoë ai, u ka dhënë mjaftë argumente.

‘Problemi këtu është që për shkak të këtyre dy fobive, dhe atë pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komisioni Europian për liberalizim të vizave, në mënyrë të padrejtë ka mundësi të ndëshkohet populli i Kosovës, dhe jo ata që janë përgjegjës për këtë gjendje’, ka thënë Peci.
Reagimi i ish ambasadorit vjen pas deklaratës së zëvendës kryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se, nëse BE nuk i jep vizat këtë fundvit ose fillimin e vitit të ardhshëm, kemi të bëjmë me islamofobi dhe albanofobi./Gazetametro.net

SHPËRNDAJE