Ish analisti dhe tash pushtetari Halil Matoshi nxehet fortë me deputeten e VV’së, ja detajet

Halil Matoshi, këshilltar politik dhe për media i kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe Arbërie Nagavci, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë përplasur ashpër në një debat televiziv.

Një diskutim për vendimet e Qeverisë Haradinaj ka bërë që të nxehen tonet e pjesëmarrësve në debat në Rubikon të KTV’së.

Teksa Nagavci ka kritikuar ekzekutivin për disa vendime, Matoshi i ka dalë në mbrojtje shefit të tij, duke hedhur poshtë akuzat e deputetes opozitare.

Matoshi madje është nxehur shumë, duke i thënë Nagavcit se duhet të ketë turp për akuzat e bëra.

Këshilltari i kryeministrit është përplasur më herët edhe me depueteten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri. /Express/