Ish drejtori i Facbook: E shkatërron shoqërinë, ja çfarë duhet të bëni

Rrjetet sociale janë të rrezikshme dhe e shkatërrojnë shoqërinë. Kështu thotë një ish drejtor i rrjetit social më të madh Facbook.

Muajin e kaluar, ish presidenti i Facebookut, Sean Parker shfaqi dyshimet për atë që rrjetet sociale po i “bëjnë trurit të fëmijëve tanë”. Ai tha se ato janë zhvilluar për të shkaktuar varësi, ndërsa vlerësoi se ato i eksp;oatojnë dobësitë e mendjes së njeriut.

Tani një tjetër ish drejtues i Facebook i ka rënë pishman që ka punuar në këtë kompani. Chamath Parihapitiya, ish drejtor i departamentit për shtimin e përdoruesve, ka thënë se ndjen “faj të jashtëzakonshëm” për ndikimin e rolit të Facebookut në shoqëri, sic ishte shfrytëzimi i këtij sistemi nga agjentët rus për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Ai shtoi se Facbook e inkurajon “pupullaritetin fals e të brishtë”, duke i lënë përdoruesit të ndihen të zbrazët, ndërsa beson se “rrethi vicioz” i bën njerëzit të shpërndajnë përmbajtje të cilën ata mendojnë se do të aprovohet nga njerëzit e tjerë.

“Kemi krijuar mjetin për të shkatërruar mënyrën se si shoqëria funksionon. Vërtetë kemi ardhur në këtë pikë”, ka deklaruar Parihapitiya.

“Nëse e ushqen bishën, ajo do të të shkatërrojë … mënyrat e reagimit (në Facbook si: Like apo Share) që janë të ndikuara nga dopamina (kimikat që prodhohet në tru), po e shkatërrojnë mënyrën si funksionon shoqëria. Pa biseda shoqërore, pa bashkëpunim, me keqinformim dhe të pavërteta”, u shpreh ai.

“Propozimi im është të mos i përdorni këto mjete më (like apo share). Unë nuk e kam bërë me vite. Ka krijuar tension të madh ndërmjet shokëve të mi. Besoj se me të lindur e kam që nuk dëshiroja të jem i programuar”, ka thënë Parihapitiya.

Në një përgjigje ndaj komenteve të tij, Facbook ka reaguar duke thënë se Palihapitiya nuk ka punuar aty 6 vitet e fundit, dhe se “Facebooku ishte tjetër kompani atëkohë”.

Më tutje në reagim thuhet se me rritjen e madhe, ka thënë Mark Zuckerberg, duke theksuar se është i gatshëm të ulë fitimet për të bërë investimet e duhura.

SHPËRNDAJE