Ish gruaja e Surroit tregon se sa i dobët e i pazoti është ai

Ish-gruaja e publicistit Veton Surroi, Afërdita Devaja, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka hedhur kritika të shumta në drejtim të tij, duke e cilësuar si të pazot në të gjitha punët që ai është angazhuar.

Ajo ka komentuar zërat që lakojnë emrin e Surroit për postimin e ministrit të jashtëm – qoftë në Kosovë, Shqipëri apo edhe Burkino Faso.

Sipas Devajës, këta zëra zakonisht rrjedhin nga vetë ai, apo media e tij – duke aluduar në Grupin Koha.

“Secilen herë, njerëzit pyesin nëse Veton Surroi do të bëhet ministër i jashtëm i Kosovës, Shqipërisë, apo Burkino Faso. Këta zëra zakonisht vijnë nga ai dhe media e tij. S’ka shans, mendoj unë. Ai ka qenë i përzier gjithandej (media, herë në politikë herë jashtë saj, pjesë e shoqërisë civilë), dhe në asnjëren prej tyre nuk ia ka dalë mirë”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Facebook”.

Ajo madje ka përmendur raportet e tensionuara që Surroi ka me ambasadorin amerikan, andaj sipas tij, askush nuk mund të marrë këtë pozitë, përderisa bojkotohet nga ndërkombëtarët.

“Ai është në telashe me ambasadorin e ShBA’së dhe nuk ka qenë i ftuar në Ditën Kombëtare të Partive. Çfarë ministri i mirë i jashtëm, i cili bojkotohet nga ndërkombëtarët. Jam e befasuar, sidomos nga numri i grave që rrëmbehen nga publiciteti i tij. Unë po përpiqem të bëhem e mirë me të për shkak të bijës tonë”, ka shkruar ajo tutje./PERISKOPI

SHPËRNDAJE