Ish-gruaja nga Shqipëria e bën për spital burrin kosovar

Policia ka raportuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prishtinë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 28 dhjetor dhe është raportuar dje.

Ankuesi ka treguar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij, shtetase e Shqipërisë. Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet. Rasti po trajtohet si dhunë në familje dhe lëndim trupor.

Ndryshe, dhuna familjare vazhdon të jetë e përhapur dhe e shpështë në Kosovë. Rasti i fundit më i rëndë ishte ai në Gjakovë, ku Pjetër Nrecaj, 40 vjeçar, me Kalashnikov vrau bashkëshorten dhe vajzën e tij, pas mosmarrëveshjeve që ekzistonin mes tyre. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE