Ish-i dashuri i Morenës sqaron: Fjolla Morina është vetëm një fanse e imja

Vazhdon ‘drama’ që përfshirë vikendin që kemi lënë pas.

Ish i dashuri i Morena Tarakut, iraniani Sasha Sobhani ka ardhur për një vizitë në Kosovë, e sigurisht se vëmendja në veprimet e tij ka qenë e madhe.

Ai është parë nën shoqërimin e Fjolla Morinës, e cila është edhe mike e Morenës, shkruan Gazeta Express.

Por, Fjolla ka reaguar duke treguar se gjërat janë shumë mirë me Morenën, madje duke postuar një fotografi bashkë.

E këtë herë është vetë iraniani ai që ka provuar të sqarojë gjërat, duke dhënë një sqarim për media.

Ai ka thënë se Fjolla është ajo që i ka kërkuar të bëjnë videon bashkë e madje ta etiketojë në postimin e tij.

Në postimin tashmë të fshirë, ai ka shkruar: “Sqarim për media.. për sa i përket videos, Fjolla Morina është vetëm një fanse e imja, e cila më kërkoi ta bëja tag në Instagramin tim.. ju përqafoj”./Gazeta Express

SHPËRNDAJE