Ish komandanti i UÇK-së që është i përfshirë në ndërtimin e një hidrocentrali, arsyetohet: Qytetarët do të kenë ujë për të pirë

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Energjisë së Ripërtërishme, Bekim Shyti ka thënë sot se nga Ministria e Mjedisit është dhënë leja e pëlqimit për ndërtimin e hidrocentraleve në Kosovë dhe ajo është e njëjtë sikur leje mjedisore.

Në emisionin Pressing të T7, Shyti ka thënë se për qytetarët e Kosovës nuk do të mungojë uji i pijshëm edhe pas ndërtimit të hidrocentraleve të tjera.

“Në Kosovë janë të ndërtuar disa hidrocentrale të cilat kanë kapacitet të prodhojnë energji deri në 50 mega dhe unë i siguroj që do t’i respektojmë të gjitha kushtet dhe do të ketë ujë të pijshëm për të gjithë”, ka deklaruar Shyti.

Muajin që shkoi, qytetarët e Shtërpcës, shqiptarë e serbë së bashku protestuan kundër ndërtimit të një hidrocentrali në lumin Lepenc.

Ndryshe, vetë Bekim Shyti është një prej investitorëve në një hidrocentral në veri, për të cilin banorët e zonës kishin protestuar, me arsyetimin se po dëmtohen natyra.

Kujtojmë se Bekim Shyti gjatë luftës ishte komandant i njësisë speciale të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE