Ish Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës anëtarësohet në Lëvizjes Vetëvendosje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë për çdo ditë po bën njoftime për anëtarësime të reja, duke marrë në mesin e saj personalitete të profileve të ndryshme.

Në një njoftim të bërë tregohet se së fundi është anëtarësuar edhe ish kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Bislim Imeri, i cili është mirëpritur nga kryetari i VV-së për Mitrovicë, Faruk Mujka, që është edhe nënkryetar i komunës, transmeton Veriu.info

Njoftimi i VV-së:

Një familje tjetër e madhe, i’u bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Dje në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë mirëpritëm pjestarë të familjes Imeri, Bislimi e Tmava.

Padyshim që anëtarësimi i tyre i zgjatë dhe forconë rradhët tona dhe janë vlerë e shtuar në Lëvizjen tonë, të cilës dita ditës po i bashkohen shumë qytetarë të cilët tashmë janë përcaktuar për ndryshim.

Për një qeveri me dinjitet, pa krim e korrupsion e me njerëz të cilët e duan vendin dhe punojnë për të. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Mitrovicë i uron mirëseardhje:

Bislim Imeri : Profesor i biologjisë në Gjimnazin “Frang Bardhi”.
Miradije Imeri : E diplomuar për Psikologji.
Fatmir Imeri : Tregtar.
Robert Imeri : Ka përfunduar studimet master për Dizajn Grafik.

Melisa Imeri : Studente në Universitetin e Prishtinës, niveli master, drejtimi Pedagogji e Përgjithshme.

Narcisa Imeri : Studente në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Gazetari/Produksion.
Astrit Tmava : Student në Universitetin e Prishtinës/FSHMN, niveli master, drejtimi “Matematikë Financiare”.

Blerim Tmava : Ka përfunduar studimet master në Fakultetin e Arteve, drejtimi Grafikë.

Yllka Mustafa : Ka përfunduar Fakultetin e Edukimit dhe punon si Mësimdhënës.
Avdi Islami : Student, drejtimi Infermieri.

Me Albinin përpara na priftë e mbara!

SHPËRNDAJE