Ish-ministri i Arsimit, pritet të aderojë në PDK

Ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi do të jetë aderimi i radhës në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Burime të GazetaBlic kanë bërë të ditur se aderimi i tij do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

“Zyrtarizimi i Bytyqit do të bëhet nesër”, kanë thënë burime të GazetaBlic brenda PDK-së.

Ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka qenë pjesë e Nismës Socialdemokratike, i cili më pastaj i është bashkuar partisë së Dardan Molliqajt.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.