Ish ministri i Diasporës: Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Për punën e gjuajtës me armë nga zyrtarët e lartë të shtetit, e cila është diskutuar sot edhe në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar ashpër edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, ish ministri i Diasporës, Valon Murati, transmeton portali Veriu.info.

Murati i cili gjatë luftës ka qenë fillimisht pjesë e ilegales së Prishtinës në kuadër të LKÇK-së, pjesëtarë i UÇK-së dhe anëtar i Shtabit të Zonës Operative të Llapit, ka thënë se ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. “Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat”, ka thënë Murati. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ja postimi i plotë

Veç që ka ardhur puna me diskutu në kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze. Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit. Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE