Ish-ministri nga radhët e PDK-së që dështoi të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës

Udhëhoqi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në periudhën 2017-2019, dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar, por në zgjedhjet e këtij viti dështoi të marrë votat e nevojshme, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kujtim Gashi, zyrtari i lartë i PDK-së, në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 8659 vota, por që ishin të pamjaftueshme për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë që PDK në këto zgjedhje mori 16.9% të votave apo 19 deputetë në Kuvend./Veriu.info/