Ish-ministri serb befason të gjithë me këtë deklaratë për Kosovën

Ish-ministri serb në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka theksuar se qytetarët mund të mbeten viktima të sistemit.

“Kam vullnet e kam lutje për të gjithë ata që janë pjesë e organizmit që mos të ndodhë një gjë e tillë. Mos të veprojnë në një mënyrë anti-ligjore pasi kam frikë se pikërisht ata do të mbesin viktima të sistemit”, ka thënë ai.

“Gabim. Tërë kohën shkojmë duke bërë gabim”, i vlerëson Rashiq deklaratat e liderëve kosovarë se do të arrestohen të gjithë ata që shkelin ligjin.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ish-ministri serb ka përmendur humbjet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb me krijimin e ASK-së.

“Kur krijohet Asociacioni prapë ne do të kemi zhvendosje të serbëve për shkaqe ekonomike, prapë do jemi në humbje të të rinjve në veçanti, ku kemi një problem të madh, pasi pikërisht ata që duhet të jenë e ardhmja e Kosovës, e serbëve të Kosovës, po shikojnë për jetë jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

“Të gjithë atyre që këtë që e shohin si zgjidhje, ju lutem le të kenë kujdes ata që bëjnë deklarata të tilla”, ka thënë Rashiq i pyetur për deklaratat që shohin si zgjidhje ndarjen e Kosovës. “Ndarja e Kosovës është zgjidhja më e keqe në histori të Evropës”.

“Ai që thotë se ndërrimi territoreve është zgjidhje nuk e din se cila është pasoja”, ka thënë tutje ai.