Ish pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” shpërndahen nëpër ministri

Qeveria e Kosovës, me 19 prill ka marr vendim për rialokimin e mjeteve financiare për integrimin e personelit të së ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”.

Bëhet fjalë për një shumë prej 31.643 euro.

Me anë të këtij vendimi është përcaktuar edhe mënyra e shpërndarjes së këtij personeli.

Numri më i madh i ish-pjesëtarëve të strukturës ilegale serbe “Mbrojta Civile”, është transferuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan AktivPress .

Në këtë ministri është vendosur që të angazhohen nëntë persona nga kontingjenti prej 50 vetave.

Shpërndarja e pjesës tjetër është si vijon:

Ministria e Punëve të Brendshme: 2

Ministria e Drejtësisë: 2

Ministria e Punës: 5

Ministria e Bujqësisë: 6

Ministria e Kulturës: 2

Ministria e Arsimit: 2

Ministria e Kthimit: 6

Ministria e Tregtisë: 2

Ministria e Infrastrukturës: 2

Ministria e Mjedisit: 2

Ministria e Administratës: 4

Ministria e Zhvillimit Ekonomik:2

Ministria e Shëndetësisë: 2

Me këtë shpërndarje, Qeveria pretendon se po e rrumbullakëson zbatimin e marrëveshjes për zhbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”./AktivPress