Ish-ushtari i UÇK’së ka një ide se si të identifikohen veteranët

Nystret Cena përpos që luftoi, ishte edhe njëri ndër të parët që filloi ta furnizonte me armë “Brigadën 162 Agim Bajrami” të UÇK’së, në Kaçanik.

Ky ushtar nuk e ka problem ta dëshmojë se është veteran i luftës. Mirëpo, ai ka një ide si të identifikoj të tjerët që po pretendojnë se ishin pjesëtar të UÇK’së, njofton.

Ai ka propozuar që të mbushet stadiumi me të gjithë ata që pretendojnë që kanë qenë në luftë dhe të identifikohen nga komandantët dhe bashkëluftëtarët.

“Mu rreshtu në stadium për shkak se hapësira është më e madhe. Mu rreshtu në bazë të njësive që kanë pas kuadrot, togjet, batalionet deri në komandën e brigadës”, tha ai për Klan Kosovën.

Por si mendon t’i identifikojë veteranët e rrejshëm?

“Secila njësi komanduese e di për ushtarët e vetë se sa i ka pas ose komandanti i asaj njësie”, thotë ai.

Ky veteran thotë kërkesën e tij për verifikimin e brigadës të cilës i përkiste do ta trajtojë seriozisht duke i dërguar kërkesë në shoqatën e veteranëve të Kaçanikut.

Cena ka parë në listat e veteranëve edhe emra të cilët i mban mend jo për të mirë në kohën e luftës.

“Në atë kohë ne jemi ruajt prej disa njerëzve, s’paku mos të na bëjnë sherr kur të na shohin. Sot kur i shohim veteranë, vërtetë është një ndjenjë e keqe’, shpjegon ai.

Për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK’së ai po fajëson komisionet pasi sipas tij ka njerëz që kanë mundur t’i verifikojnë ato me kohë.

Emblema e UÇK’së pavarësisht zhvillimeve rreth statusit të veteranëve do të jetë në trupin e tij sa të jetë gjallë.

SHPËRNDAJE