Ish-zëdhënësja e FSHF-së ia kallë zemrat serbëve me këtë bombë deklaratë!

Festimi me shqiponjë i Xhakës dhe Shaqirit ka nxitur reagime të shumta. Më të irrituar kanë qenë mediat serbe të cilat e kanë cilësuar si provokim festimin e dy lojtarëve me orgjinë shqiptare.

Së fundmi objekt i sulmeve të mediave serbe ka qenë ish-zëdhënsja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi e cila ka folur në një intervistë për “Presheva Jonë”

“Nuk ishte një ndeshje normale, por një ndeshje për krenari. Shqiponjat Shqiptare luftuan nën petkun e quajtur ‘Zvicër’! Dhe arritën të fluturonin lart duke i dhënë Serbisë mesazhin se, ne luftojmë me paqe e jo me luftë!..

“Thellë në shpirt, jam e bindur se një ditë do të luajmë nën një flamur të vetëm dhe të gjithë futbollistët tanë nga Gadishulli Ilirik, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia do të jenë në një kombëtare, natyrisht nuk mund ta mendoj Kombëtaren as pa Luginën e Preshevës”, është shprehur Dervishi, ndërsa kjo deklaratë e saj cituar në të gjitha mediat serbe.

SHPËRNDAJE