‘Ishin shumë të lidhur, janë shkatërruar’: Zbulohet gjendja e gruas dhe vajzave të Kobe Bryant

Ish trajneri i Kobe Bryant dhe shoku më i mirë i babait të tij, Wayne Slappy, thotë se familja e yllit të NBA po mundohet të trajtojë një ”vrimë të zezë” të lënë nga ikja nga jeta e basketbollistit.

Në një intervistë ekskluzive për DailyMail.com, miku i familjes së Bryant zbuloi momentin kur ai dëgjoi se kishte humbur jetën legjenda e Lakers në një përplasje helikopteri, në veri të Los Anxheles.

”Unë sapo mbarova stërvitjen e fëmijëve. Kur hipa në makinë, mora mesazhin. Pastaj fillova të merrja telefonata pas telefonatës. Unë u përpoqa ta thërras babain e Kobe, ai nuk u përgjigj. Unë thjesht u ulanë parking dhe qava për një orë”, tha Slappy.

Duke folur disa orë pas përplasjes që mbyti Bryant dhe vajzën e tij Gigi, dhe shtatë persona të tjerë, Slappy tha se ai po luftonte të mbante vetën nën kontroll.

”Nuk di si do e kaloj këtë i vetëm. Unë jam i papjekur”, shtoi Slappy.

Trajneri 67 vjeçar i basketbollit, i cili ka qenë miku më i ngushtë me babanë e Kobe për dekada, tha se familja e legjendës së NBA është duke u ndjerë bosh.

”A mund ta imagjinoni një vrimë të zezë? është bosh, si mund ta mbushni atë? Ata janë një familje që janë të lidhur ngushtë. Ai ishte vetëm 41 vjeç, dhe pastaj vajza e tij humb jetën me të në aksident gjithashtu. Familja e tij ka humbur më shumë sesa që mund të imagjinoni.

Unë njoh lojtarë të NBA, fëmijët e të cilëve nuk kalojnë kohë me prindërit e tyre. Por Kobe nuk ishte i tillë, ai u rrit me familjen e tij duke dhuruar dashuri. Ai po bënte pastaj të njëjtën gjë me vajzat e tij.”

Slappy tha se përkundër ndarjeve të thella midis Kobe dhe prindërve të tij më herët, lidhja e Kobe me familjen e tij ishte e fortë, madje vajza e tij e ndjerë Gigi ishte shumë e afërt me gjyshin e saj.

Slappy tha se një nga karakteristikat përcaktuese të Kobe ishte përqendrimi i tij, përkushtimi ndaj basketbollit dhe vendosmëria për të fituar.

‘Kobe ishte një qenie njerëzore e paimitueshme,’ shtoi Slappy. Kur e pashë të lëndohej, ai vazhdonte të luante vetëm me një dorë. Ai tha ‘Unë thjesht do të gjuaj me të majtën time’. Sa njerëz mund ta bëjnë këtë? Kjo kërkon praktikë të pabesueshme, dhe për ta bërë atë në një lojë NBA? Është e pabesueshme.”

SHPËRNDAJE