“ISHTE NË SHPI TË RADOJÇIQIT” – RAMUSH HARADINAJ SFIDON KEQ HASHIM THAÇIN

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka mohuar kategorikisht deklaratat e Hashim Thaçit ku ai thoshte se i pari i AAK-së kishte qenë në shtëpi të Milan Radojçiqit dhe ku sipas tij ishte marrë vendim për Kosovën.

Haradinaj ka thënë këto deklarata janë vetëm sa për ta dëmtuar ato. Ka thënë se sfidon Hashim Thaçin si dhe cdo njeri tjetër në Kosovë që cfardo që ka për të le ta publikojë.

“Me pas këta për mu mi kishin qa cpirrat kaherë, jam ky që jam”.

“Nuk munden me shku kështu me mua. Çka do të që të ketë për mua mi këtë dhe le ta publikoj. Jo vetëm ai por edhe të tjetër. Nuk është që më kishin kursye”.

“Me pas shkuar kisha thënë që po, por a ka më zyrtarë se Vuçuqi nuk ka”, ka deklaruar Haradinaj në T7.

Kryeministri thotë se deklarimet e Thaçit nuk i beson askush, as në Mitrovicë e as në kullën e Jasharëve.

“Jam kanë në shpija të tjera të serbëve, por jo në të Serbisë. Kushdo i Serbisë e pres në zyre e kam prit Radojciqin madje edhe kam bë edhe postim”.

“Nuk besoj që në Drenicë ja blejnë këto që Hashim Thaçit ja blejnë këto që po thonë. As familja Jashari nuk ja blen. Unë takohem me bacin Rifat çdo muaj, dhe marrë vendime në kullën e tyre, marrë vendime në kullën time”, ka deklaruar Haradinaj.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE