Ismaili jep lajmin ekskluziv se kush do të jetë kryetar i PSD’së

Një orë e 40 minuta para se të nis Kuvendi ku pritet të zgjidhen kryesia dhe organet e tjera të Partisë Socialdemokrate, një deputet që tashmë është pjesë e kësaj partie e ka bërë të ditur emrin e kreu të saj.

Vetë Fisnik Ismaili ka shkruar në profilin e tij në facebook ‘Shpend, të priftë e mbara’, dukë lënë të kuptueshme se ai do të votohet si kreu i kësaj partie, shkruan gazetametro.net.

————————————————————————————–
Intervista e parë e Haradinajt pas luftës: Ja çka do të bëjmë me këta serbë të Pejës:

————————————————————————————–

Ahmeti, ndërkohë, ishte përmendur që në fillim si kryetar potencial i forcës politike me formacionin më të ri, mirëpo kohëve të fundit është diskutuar edhe Visar Ymeri si mundësi.

Ndërkaq, Ismaili e ka bërë të ditur edhe logon e partisë që e morën në dorë së bashku me të dorëhequrit e tjerë nga VV, të cilën logo Metro e zbuloi para pak minutash.

Ndërkohë, gjatë ditës ka pasur kritika nga ish-partia e deputetëve që u larguan, duke ua përqeshur partinë dhe duke kritikuar për ndryshim qasjesh.

Ndryshe, sot në hotelin e Pacollit në orën 17:00 do të mbahet Kuvendi i PSD’së ku pritet të zgjidhen strukturat e reja të PSD’së së vjetër./gazetametro.net

SHPËRNDAJE