Ismajl Kurteshi: Vetëm reciprociteti mund ta zëvendësojë tarifën

Shkrim autorial nga: Ismajl Kurteshi

Në të ardhshmen nuk do të ketë bisedime në mes të Prishtinës dhe Beogradit për çështje të brendshme të Kosovës, por do të zhvillohen negociata me parime, në mes të Republikëssë Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për çështje ndërshtetërore.

Vetëm parimi i reciprociteti garanton barazi në mes të palëve dhe marrëveshje të qëndrueshme. Të gjithë ata që angazhohen për heqjen e tarifës, me qëllim të hapjes së rrugës për negociatat e ndërprera në vitin 2018 në mes të Prishtinës dhe Beogradit, pa zëvendësimin e saj me reciprocitetin gjithëpërfshirës realisht po
angazhohen për negociata në mes të pabarabartëve.

Një gjë e tillë nuk duhet të ndodh sepse:

– Sa herë që negociohet në mes të palëve të pabarabarta, negociatat nuk mund
të prodhojnë marrëveshje të drejta.

-Sa herë që marrëveshjet nuk janë të drejta, ato nuk mund të jenë të
qëndrueshme.

– Marrëveshjet e paqëndrueshme shkaktojnë mosmarrëveshje të reja, prandaj negociatat që do të rifillojnë duhet të jenë të prira nga parimet që garantojnë zgjidhje të drejta për palët negociuese.

Kërkesa për heqjen e tarifës, pa zëvendësimin e saj me reciprocitet është e padrejtë, prandaj nga një kërkesë e tillë duhet të heqin dorë të gjithë ata që angazhohen për zgjidhje të drejt e të përhershme.

Ideja se marrëveshja duhet të arrihet përmes një kompromisi është absurde, a nuk i mjafton Serbisë, zgjatja e dorës së pajtimit pas gjithë tmerreve që kanë pësuar shqiptarët nga politika hegjemoniste serbe për një shekull dhe garantimit të drejtave të plota komunitetit serb që jeton në Kosovë.

Ideja se duhet të bëhet kompromis me pavarësinë e Kosovës qon drejt de stabilitetit të rajonit dhe si e tillë është e rrezikshme.

Është e padrejtë që për marrëveshjen që po i ngutet Serbisë, vazhdimisht të kërkohen kompromise nga Kosova ,e cila edhe ashtu ka bërë kompromise më shumë se që është dashur.

Detyrë e institucioneve të Kosovës është ruajtja e marrëdhënieve të mira me miqtë tanë, por parasëgjithash institucionet kanë për detyrë mbrojtjen e interesave të Republikës së Re të Kosovës, që erdhi si rezultat i sakrificave

sublime të gjeneratave të tëra të shqiptarëve dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar.

Bisedimet e palëve të pabarabarta dhe marrëveshjet e padrejta na kanë mësuar që në të ardhshmen të mos ketë bisedime në mes të Prishtinës dhe Beogradit për çështje të brendshme të Kosovës, por negociata me parime, në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për çështje ndërshtetërore.

Vetëm parimi i reciprociteti garanton barazi në mes të palëve dhe marrëveshje të qëndrueshme.

SHPËRNDAJE