Ismet Beqiri i LDK-së thyen heshtjen, thotë se do të merren masa ndaj Teuta Rugovës

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri ka thënë për T7 se qytetarët dhe çdokush që ka interes që Kosova të mos jetë në gjendjen që është tani po maltretohen.

Beqiri tutje ka thënë se partia e tij do të marrë masa ndaj Teuta Rugovës, e cila dje ka qëndruar në Kuvend në seancën e Qeverisë, përkundër që LDK’ja nuk ka qenë e pranishme.

“Do të merren masa ndaj saj, por ajo e vetme nuk mund të ia bëjë numrat Qeverisë”, është shprehur Beqiri.