Italia në panik: Shikoni si po boshatisen supermarketet pas shpërthimit të koronavirusit

Italia po përjeton dy ditë të vështira pas shpërthimit të koronavirusit në disa zona në veri të vendit.

Lombardia është një nga zonat më të prekura, teksa rastet në këtë rajon kanë kaluar në mbi 88 persona të infektuar.

Ndërkohë, njerëzit janë në panik, pasi qeveria italiane ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Ky fakt ka bërë që qytetarët të dynden drejt supermarketeve duke boshatisur raftet e ushqimeve dhe produkteve të nevojshme për jetesë.

Ora News ka publikuar foto dhe pamje nga Milano, ku shihen se si qytetarët janë dyndur në supermarkete duke blerë produktet e nevojshme për jetesë.

SHPËRNDAJE