Izetbegoviq: Nëse Serbia e njeh Kosovën, kjo do të ndodhë me Bosnjën

Bakir Izetbegoviq ka deklaruar se në rast se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, të gjithë radarët do të kthehen nga Bosnja e Hercegovina.

Lideri i SAD, Bakir Izetbegoviq ka deklaruar se në rast se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, të gjithë radarët do të kthehen nga Bosnja e Hercegovina.

Izetbegoviq gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ka komentuar zhvillimet e fundit në relacionin Beograd – Prishtinë, por edhe raportet e Bosnjës e Hercegovinës me Kosovën.

Të vetmen lidhje mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, ai e sheh: “E njëjta anë ka shkaktuar dhunë ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe boshnjakëve në Bosnje”.

“Ndaj kësaj nuk duhet të heshtemi dhe duhet ta kujtojmë kur fillojnë të tërheqen paralele. I kanë vendosur njerëzit në trena në Kosovë dhe janë munduar ta kthejnë bosh. E dimë se çfarë ka ndodhur në Bosnje e si kishte kulmuar gjenocidi. Problemet i fillojnë ata, sërish nga Beogradi”, theksoi ai.

Izetbegoviq ka theksuar se në rast se Serbia e njeh Kosovën, të gjithë radarët do të kthehen nga Bosnja e Hercegovina. “Me propagandë do të bëhet gjithçka. Ky do të jetë problem në Serbi nëse ndodh, por nuk e di nëse do të ndodh. Do të ketë apetite ndaj Bosnjës e Hercegovinës e presioni do të jetë i madh edhe nga Banjalluka”, theksoi ai.

Duke i komentuar paralajmërimet e iniciativës për shqyrtimin e emrit Republika Srpska, Izetbegoviq ka theksuar se ai vetëm “ka ndezur dritën dhe ftoi përgjegjësit për krizë e cila tashmë ka ekgzistuar”.

SHPËRNDAJE