Izolohet edhe Halil Kastrati: Mbyll gjellëtoret, por nuk harron të varfërit, ia veprimi madhështor që po bën

Drejtuesi i shoqatës humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati, ka njoftuar se do të mbyllen dy kuzhinat e kësaj shoqate që gjenden në Prizren dhe Janjevë, ku aty shërbehen qindra njerëz të varfër e skamnor, shkruan Gazeta Metro.

Dje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllen të gjitha lokalet, kafiteritë dhe restorantet, derisa mbesin hapur vetëm dyqanet ushqimore dhe barnatoret.

Duke respektuar vendimin e djeshëm të Qeverisë, Halil Kastrati ka njoftuar se do të bëjë mbylljen e përkohshme të dy kuzhinave që shërbejnë për të varfërit në Prizren dhe Facebook.

Në një postim në Facebook, Halil Kastrati ka bërë të ditur edhe pse mbyllen këto qendra, ato do të dërgojnë ushqim për nevojtarët nëpër shtëpi.

”Masat e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, na obligojnë edhe neve që të ndërmarrim hapa të tillë. Në mesin e tyre është edhe mbyllja e përkohshme e kuzhinave tona në Prizren e Janjevë. Por, kjo nuk do të thotë që ne të ndalim aktivitetin tonë. Do të ndryshojë vetëm forma e aktivitetit. Tani e tutje të gjitha atyre familjeve që janë ushqyer në kuzhinën tonë, do t’u dërgojmë ushqim në shtëpi, si masë parandaluese”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë që dje janë paraqitur rastet e para me koronavirus në Kosovë, andaj janë marrë edhe disa vendime nga institucionet shtetërore si formë e parandalimit të këtij virusi.

Më poshtë postimi i plotë i Halil Kastratit.

SHPËRNDAJE