Ja çfarë bëri mbrojtësi i Kroacisë gjatë ekzekutimit të penalltisë

Mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida, ka thënë se Ivana Rakitic i ka ndihmuar në shënimin e penalltisë gjatë fitores të rëndësishme në çerekfinale kundër Rusisë.

Lojtarët e Zlatko Dalic, mposhtën Rusinë pas ekzekutimit të penalltive të shtunën mbrëma në Sochi, transmeton Gazeta Express.

Kur erdh momenti i goditjeve të penalltive, Vida kishte kërkuar vullnetarisht për ta goditur topin nga pika e bardhë, dhe lojtari i Besiktasit kishte mare disa këshilla nga Rakitici para se ta shënonte penalltinë.

“Shkova te Rakitici për një këshillë dhe ai më tha që ta zgjedhi anën ku të gjuaj dhe të mos e ndryshojë”, tha Vida për mediat kroate.

“Pastaj shkova te asistenti ynë, Drazen Ladic, i cili më tha të mendojë për diçka të mirë. Kështu që i mora të dy këshillat, vendosa anën ku ta gjuaj topin dhe mendova për gruan dhe djalin tim”.

Ai shtoi: “Po isha i aq i çmendur sa e mendoja Panenkan!”

“Por lojtari i parë rus, Smolov, e bëri atë dhe e huqi kështu që hoqa dorë”.

Kroacia do të përballet me Anglinë për një vend në finale të Kampionatit Botëror në Moskë. /gazeta Express/

SHPËRNDAJE