Ja çfarë duhet të bëjmë para se të merremi me demarkacioni sipas Albin Kurtit!

Albin Kurti, candidate for prime minister from the opposition party "Vetevendosje," addresses his supporters during the closing election campaign rally in Kosovo capital Pristina Friday, June 9, 2017. Kosovars go to the polls on Sunday to choose the new 120-seat parliament that will have to deal with the thorny issue of the border demarcation deal with Montenegro and potential war crimes trials of some of its most senior political leaders. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur sot në konferencën për media të këtij subjekti për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai ka theksuar se kusht për liberalizim nuk është vetëm demarkacioni por edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit. Madje ai ka thënë se liberalizimi i menjëhershëm i vizave mund të ndodh vetëm nëse arrestohen 100 politikan.

“Për liberalizimi i vizave nuk është kusht vetëm demarkacioni por edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit. Të gjithë thonë se në Kosovë ka shumë korrupsion dhe krim. Kurse mbas një jave a do të themi se tash u luftua krimi dhe korrupsioni dhe tash mund të udhëtoni pa viza. Kjo nuk mund të ndodh vetëm nese arrestohen 100 politikan dhe të gjykohen në shkallë të parë.” ka theksuar Albin Kurti.

Madje ai ka dhënë edhe një propozim, sipas të cilët së pari duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe pastaj të mund të bisedohet me Malin e Zi për hartimin e marrëveshjes për demaskimin e kufijve.

“Meqëse janë dy kritere, demarkacioni dhe luftimi i krimit dhe korrupsioni dhe meqenëse se kriteri i krimit dhe korrupsionit do të shfaqet menjëherë pas demarkacionit, le të merremi menjëherë me krimin dhe pastaj të diskutojmë me Malin e Zi ” përfundoi Kurti.

SHPËRNDAJE