Ja çfarë ju pret në sheshet e Prishtinës nëse nuk keni maska

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 gjatë javëve të fundit, ka bërë që Qeveria e Kosovës të vendos për ashpërsim të masave mbrojtëse.

Kryeministri Avdullah Hoti, të dielën bëri të ditur se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese kundër përhapjes së coronavirusit.

Në kuadër të këtyre paralajmërimeve, Policia e Kosovës sot ka nisur inspektimet në sheshet e kryeqytetit, duke ndaluar të gjithë ata qytetarë që po i hasin pa maska.

Sipas disa fotografive që ka siguruar Telegrafi, policia shihet tek sa ndalon qytetarët të cilët nuk i kanë të vendosura maskat mbrojtëse. Nuk dihet nëse policia po shqipton dënime për personat që nuk po bartin maska.

Deri më tani janë infektuar gjithsej 4 mijë e 931 persona, prej të cilëve edhe 2 mijë e 561 janë ende raste aktive.

SHPËRNDAJE