Ja çfarë kishte postuar ‘kulleri’ i Liverpoolit gjashtë ditë para finales së Champions League (Foto)

Loris Karius ishte figura tragjike e finales së Champions League

Portieri i Liverpoolit bëri dy gabime amatoreske në finalen e humbur 3:1 nga Real Madridi, shkruan Periskopi.

24-vjeçari i kushton më shumë rëndësi dukjes së tij se sa paraqitjeve në fushë pasi nuk ishte hera e parë që ai ka bërë gabime në fanellën e Liverpoolit.

Karius është në qendër të vëmendjes dhe po kritikohet mjaft shumë për gafat që i bëri mbrëmë, por çfarë kishte postuar ai gjashtë ditë para finales?

“Sytë tek trofeu” thuhet në përshkrimin e fotos të postuar në Instagram më 20 maj, derisa në finale sytë nuk i kishte askund pasi bëri dy gabime që ia dhuruan trofeun e 13-të në histori të klubit Real Madridit. /Periskopi/

SHPËRNDAJE