Ja çfarë paralajmëron Qeveria për demarkacionin. A po shkojmë prapë drejt dështimit?

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka paralajmëruar që nesër mund të dështojë seanca për demarkacionin, e që sipas tij e njëjta duhet të shtyhet për t’u mbajtur gjatë javës së ardhshme.

Ai tha se për ta votuar demarkacionin duhet 80 vota, e koalicioni i ka 61 vota megjithatë ende nuk e ka marrë konfirmimin nëse Lista Serbe do ta votojë demarkacionin.

Haradinaj këtë deklaratë e dha pas mbledhjes solemne për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës ku edhe u miratua aneks marrëveshja për demarkacionin në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

SHPËRNDAJE