Ja çfarë shkruan në letrën e presidentit të cilen ia dërgoj Kurtit për takimin e së hënës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka dërguar letër edhe zyrtarisht liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ku ka konfirmuar datën e propozuar prej tij, 6 janarit, në orën 15:00, për takim për të diskutuar rreth mandatarit për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Në letrën e katërt të Thaçit, ai shpreh gatishmërinë që ta takoj ashtu siç Kurti kish propozuar me 6 janar, duke i caktuar orën 15:00.

Në një deklarim për media, Thaçi kishte thënë që nuk ka hatërmbetje.

“Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, duke shtuar se për të është i rëndësishëm krijimi i institucioneve dhe funksionimi i mirë i tyre.