Ja çfarë thotë Faton Abdullahu për Dhurata Hoxhën!

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan gazeta online veriu.info.

Analisti politik që dikur ishte këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka bërë përzgjedhjen e listës së deputetëve të PDK-së që sipas tij do të duhej të ishin në Kuvendin e Kosovës.

Në mesin e tyre Abdullahu ka pasur fjalë dhe vlerësim të jashtëzakonshëm për ministren në detyrë të integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhën, njëkohësisht kandidate për deputete.

“Dhurata Hoxha konsideroj se në integrime evropiane është shquar dhe është një zonjë që e ka përfaqësuar Kosovën dhe Kosovës i duhet një kalibër i tillë që krijon ndërlidhje me Bashkimin Evropian” – tha ndër të tjera Abdullahu në një nga emisionet televizive.

Sipas tij Dhurata Hoxha është një profil i politikanes që mungon tek partitë tjera./veriu.info/

VIDEO:

SHPËRNDAJE