Ja çfarë thotë trajneri i Francës pasi eliminoi Belgjikën

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është shfaqur mëse i lumtur për ekipin e tij pasi arriti të siguronte finalen.

Edhe pse theksoi se ka në dispozicion një grup me lojtarë të rinj, ata treguan karakter sonte, por gjithashtu shtoi se ende nuk e ka përtypur humbjen e 2 viteve më parë ndaj Portugalisë në Europian.

“Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi. Ata janë të rinj, por sonte treguan karakter dhe mentalitet. Ishte e vështirë, goli erdhi nga një mbrojtës. Kishim punuar shumë në repartin difensiv, dhe mendoj se mund të shënonim edhe një për ta “vrarë” ndeshjen”, theksoi tekniku i “gjelave”.

“I heq kapelën të gjithë lojtarëve dhe stafit tim. Kemi 49 ditë së bashkë, dhe kemi kaluar shumë së bashkë. Finalen e humbur 2 vite më parë në Europian kundër Portugalisë nuk e kemi përtypur ende. Duam fitoren në këtë Botëror”, deklaroi Deschamps.

SHPËRNDAJE