Ja çfarë u thotë Kadri Veseli deputetëve të opozitës të cilët po presin kuorumin

Ende pa nisur mirë seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare, deputetët kanë shkuar në pauzë gjysmë orëshe.

Kjo pasi nuk në sallë kanë qenë vetëm 55 deputetë, ndërsa kuorumi për votim bëhet kur në sallë janë së paku 61 deputetë., raporton Periskopi.

Krytari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ai do të veprojë në bazë të rregullores së Kuvendit.

“Duhet të tregoni se si do të veprojmë. Nëse doni kërkoni pauzë deri në mesnatë apo në mëngjes, por nuk mund të rrimë kështu”, ka thënë Veseli.

Seanca e jashtëzakonshme është thirru nga opozita me qëllimtë votimit të një rezolute që ndalon negocimin e kufijve në dialogun me Serbinë.

SHPËRNDAJE