Ja cila komunë shpenzon rreth 12 mijë euro për blerje te telefonave mobil

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj do pajiset me telefon mobil të njërës prej gjeneratave më të rej.

Komuna e Klinës e cila udhëhiqet nga Elezaj i AAK-së ka ndarë plot 12 mijë euro për blerjen e telefonave mobil për ekzkutivin e Komunës.

Zyra e Prokurimit në komunën e Klinës ka shpallur tenderin e titulluar “furnizim me aparate telefona të mençur për ekzekutiv”.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se kryetari dhe drejtorët e Drejtorive do të pajiesen me telefonë të ti ri mobil.

Ndryshe, shpenzimet në luks siç është rasti i blerjes së telefonave mobil është bërë praktik në shumë institucione të vendit. /ORAinfo/

SHPËRNDAJE