Ja cila pjesë e qytetarëve ka vështirësi të votojë!

Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor në Fakultetin Teknik tha se deri më tash gjithçka ka shkuar mirë, por ka vështirësi për personat me aftësi të kufizuara që të votojnë.

Për këtë ai tregoi interesim të shtuar gjatë bisedave që pati me vëzhgues dhe anëtarë të KQZ-së në këtë qendër të votimit.

Sipas tij, deri më tash një numër i vogël i qytetarëve kanë dalë për të kryer obligimin e tyre për të votuar, por tha se pritet që ky numër të rritet gjatë ditës