Ja çka bën VV-ja pas largimit të AKR-së nga koalicioni me LDK-në

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka konfirmuar se Kryesia e VV-së do të mbajë mbledhje. 

“Është mbledhje e zakonshme e kryesisë”, ka thënë Hoti shkurt për Gazeta Blic.

Në anën tjetër edhe kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar një takim me të parin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ku ky i fundit ka kumtuar lajmin se AKR-ja zyrtarisht largohet nga koalicioni me LDK-në.

SHPËRNDAJE