Ja çka kishte vjedhur Zafir Berisha që u bë shkak i decertifikimit, ishte dënuar edhe me 140 euro

Kandidati për kryetar të Prizrenit, nga Nisma, Zafir Berisha rrezikon që të mos mund t’i hyjë kësaj gare. Kjo pas raportimeve se Berisha është kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik.

Mirëpo, Berisha tregon se ka marrë pjesë në zgjedhje nacionale edhe pse e ka pasur këtë vepër, me ç’rast shtron pyetjen se si ka mundur t’i plotësoj kushtet për zgjedhje parlamentare, por jo edhe për ato lokale.

Berisha ka thënë se kjo është duke iu montuar vetëm për ta lënë jashtë garës elektorale, ku thotë se kishte marrë një dënim prej 140 euro. (Kliko mbi reklamë dhe shih pamjen)

Ky është postimi i plotë i Berishës:

“Më shumë se qesharake!

140 euro dënimi për arsye të organizatës mafioze turko-kosovare e KEDS-it, e cila qëndron pas privatizimit të dyshimtë të distribuimit të energjisë elektrike, është arsyeja me u largu nga gara për zgjedhjet e 22 tetorit.

Nuk e di nëse është vepër e rëndë penale, por para tre muajsh me këto ligje kam qenë në zgjedhjet parlamentare. Kjo ka të bëjë që, me çdo kusht eliminimin nga gara për t’jua liruar bandave me e marrë Prizrenin.

Po shihet se edhe mosdhënja e pergjegjes nga Gjykata e Apelit per këtë çështje po delë e kordinuar…

Nuk po e kuptoj se a ka qenë në fuqi ky ligj për Valdete Dakën dhe atyre që qëndrojnë pas saj, apo atëherë nuk e kanë parë, sepse është dashtë të eliminohen edhe ata që kanë vjedhur shtetin edhe me nga 30 milion euro, e që i kanë ndarë me këta që po i bëjnë presion z.Daka…

Për vete e kam mëse të çartë se pse ndodhë kjo, por ata që mundohen të më shandazhojnë kështu, le ta dijnë se edhe më fuqishim se asnjëherë do të luftoj që me 22 tetor të çlirohet Prizreni, i cili me 12 Qershor të 99-tës është çliruar nga Serbia, e me 22 Tetor të këtij viti nga bandat mafioze të “Klanit Pronto”, Me Zafën a pa të, Hashim harroje Prizrenin. Herët apo vonë, nëse mendon që mundesh me i ikë ligjit, nuk ke me mujtë me i ikë kanunit”