Ja çka përmban Projektligji për kompetencat e ekipit negociator

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të kësaj të hëne, miratoi Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në kuadër të bisedimeve me Republikën e Serbisë.

Klan Kosova ka siguruar dokumentacionin zyrtar në të cilin figurojnë detyrat dhe kompetencat e përcaktuara me ligj për përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet me Serbisë në Bruksel.

Sipas dispozitave të përgjithshme, Neni 1 i këtij projektligji, parasheh këtë fushëveprim:

1* Ky ligj përcakton hierarkinë institucionale dhe procedurën vendimmarrëse në Procesin e Dialogut me Republikën e Serbisë. Poashtu rregullon funksionimin e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë, duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror. Mes tjerash ligji definon qartë edhe ndërlidhjen që Delegacioni Shtetëror mbanë me institucionet tjera kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Veç kësaj ky ligj ka statusin e Lex Specialis.

Për më shumë ja disa nga dokumentacioni i këtij projektligji.

 

SHPËRNDAJE