Ja çka po kërkon Lladrovci nga qytetarët e Drenasit pak para zgjedhjeve

Partia Demokratike e Kosovës mbrëmë ka zyrtarizuar listën e kandidatëve në 30 komuna.

Kryesia e kësaj partie ka vendosur të garojë përsëri me Ramiz Lladrovcin në komunën e Drenasit, raporton lajmi.net.

Lladrovci u zgjodh kryetar i Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë të cilat u mbajtën në fund të vitit të kaluar.

Kundër kandidatë të tij janë,  Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, Shemsi Elezei nga Vetëvendosje , Xhavit Drenori nga Iniciativa Vizioni për Drenasin.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 22 tetor

SHPËRNDAJE