Ja çka po ndodh para ndërtesës së gjykatës në Hagë kur pritet vendimi për Mlladiqin!

Në prag të vendimit të të akuzuarit të Hagës, Ratko Mladiq para ndërtesës së Gjykatës në Hagë sot në mëngjes ndodhi një incident kur para familjeve të viktimave u paraqit një burrë me flamurin serb.

Flamurin nga presoni në fjalë u përpoq ta merrte kryetarja e Shoqatës “Gratë-viktima të luftës” Bakira Haseçiç, kurse më pas reagoi edhe policia e cila qetësoi situatën.Haseçiç pas incidentit deklaroi se “është e dhimbshme dhe trishtuese që sot para Gjykatës së Hagës të glorifikohet gjenocidi, agresioni, përdhunimet masive të grave jo serbe, kryesisht boshnjaket.

Unë jam një nga ato mijëra gra të përdhunuara”.Ish të burgosur nga të gjitha anët e Bosnjë e Hercegovinës, përfaqësues të shoqatave të viktimave dhe familjarë të të vrarëve nga orët e hershme mbërritën para ndërtesës së Gjykatës Ndërkombëtre Penale për Ish Jugosllavinë (GJNPJ) në Hagë ku sot do të spallet vendimi i shkallës së parë për ish komandantin e ushtrisë të Republikës Sërpska, të akuzuar për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë e Herecegovinë në vitet e 90-ta.Pas më shumë se dy dekadash nga lufta në BeH familjet e viktimave shpresojnë se me vendimin e sotëm sadopak drejtësia do të vihet në vend,raporton Anadolu Agency (AA).

SHPËRNDAJE