Ja çka publikon aktori i “O sa mirë” me punëtorin që ra dje nga ndërtesa në Fushë Kosovë

Aktori i serialit “O Sa Mirë”, Jeton Zogjani është prekur nga vdekja tragjike e të riut nga Drenasi, që humbi jetën në vendin e tij të punës.

“I diplomuar ne DIF por i pa pune, si pasoje qe nuk mundi ta ushtroje atë qe dinte me se mire ju rrek punës se ndërtimtarisë ku aty gjeti vdekje.

Valonin nuk e njofta personalisht po dika rrugët na paskan takuar dhe e paskem pas një foto bashke, ndaj dhimbje ma familjaret e Valonit dhe ju shpreh ngushëllimet e mia me te sinqerta”, ka shkruar në Facebook aktori i njohur për rolin e “Drenicakut”.

“Dhimbja për Valonin njëkohësisht është dhimbje për gjendjen tone, se fati i shumicës prej nesh është fati i Valonit. Ne ndajmë te njëjtin realitet te hidhur!!????”, shkruan ai.

SHPËRNDAJE